12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Këto janë vendimet që i mori Qeveria sot

- Advertisement -

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka miratuar masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19. Pas shqyrtimit është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e  Pandemisë COVID-19 sipas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetësisë Publike,. Masat e miratuara hyjnë në fuqi nesër, me 22 janar 2020 dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

Në këtë mbledhje u themelua Këshilli Organizativ për shënimin e 14 (katërmbëdhjetë) vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me këtë përbërje:1.       Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese; 2.       Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar; 3.       Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar; 4.       Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe 5.       Përfaqësues  i Zyrës së Kryeministrit, anëtar. 

Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:1.       Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;2.       Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;3.       Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar; 4.       Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;5.       Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe6.       Përfaqësues të OJQ-ve.   Në bazë të vendimeve të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Qeveria i ka rishqyrtuar duke i plotësuar proceduralisht dhe kështu rikonfirmuar vendimet me Nr. 34/39 të datës 13.10.2021 dhe 11/44 të datës 21.11.2021 nëpërmjet të cilave ka shfuqizuar dy vendime të qeverisë së mëparshme; atë me Nr. 13/59 të datës 21.01.2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe vendimin me Nr. 16/31 të datës 21.09.2020 për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Më tej, kabineti qeveritar ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dhjetë milionë euro (10,000,000.00€), për zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike për masën 3.7 – Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.  ​Aprovimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe kërkesa e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare  për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit.  Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit