21.3 C
New York
Monday, May 27, 2024

Buy now

Këto janë simptomat e fshehura të Omicronit

- Advertisement -

Rastet omicron tani përbëjnë mbi 90 për qind të infeksioneve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar dhe çdo ditë e më shumë po raportohen raste me këtë variant.

Ekspertët kanë thënë se shumica e njerëzve që marrin Omicron do të përjetojnë simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe se sëmundja është e lehtë në krahasim me variantet e mëparshme.

Një varg studimesh jashtëzakonisht pozitive tregojnë se Omicron është më i butë se variantet e tjera, siç thuhet në raportin e parë zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar që zbulon se rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70 përqind më i ulët se me Delta.

Simptomat e lidhura me Omicron janë ato që mund të mos zbulohen pasi mund të paraqiten si një ftohje ose një ngërç i vogël.

Ndërsa shumica e njerëzve nuk do të mendojnë se kanë Omicron, sepse mund të ketë vetëm bllokim të vogël të hundëve, ose dhimbje të vogla shpine.

Ndryshe, tre simptomat kryesore të COVID-19, janë një kollë e re e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe një humbje e shijes dhe erës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit