Këta pritet të jenë deputetët e rinj të Aleancës

- Advertisement -

 

Aleanca e drejtuar nga Ardian Gjini ka befasuar me rezultatin e arritur në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ky subjekt pa llogaritur votat e diasporës ka siguruar tetë mandate në Kuvendin e Kosovës.

 

Ardian Gjini e Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se nuk do të jenë pjesë e legjilsativit.

 

Kësisoj, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramdani, Time Kadriaj e Albana Bytyqi tanimë kanë krijuar një epersi të konsiderueshme ndaj kandidatëve tjerë të këtij subjekti.

 

Keq me vota nuk janë as Agim Çeku, Arbër Tolaj e Avni Arifi. Mbetet të shihet nëse Aleanca do t’i ruajë këto mandate pas numërimit të votave me postë

Të ngjashme

Të fundit