Për herë të dytë është rishpallur konkursi për rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës pasi ka dështuar edhe në raundin e tretë të përzgjihet njëri nga kandidatët për rektor të UP-së: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.
Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, dhe kjo ka bërë që kështu konkursi për rektor të UP’së të shkon në rishpallje.
Në konkursin e rishpallur që ka përfundur sot në ora 16:00, “Epoka e re” merr vesh se kanë konkurruar vetëm katër kandidatë: Lidvana Spahiu, Eda Vula, Isak Shabani, Arben Hajrullahu
Emri që deri në momentet e fundit të afatit të konkurimit dhe që ishte më i përfoluri ishte ai i rektorit aktual Qerim Qerimi, por që në fund rezultoi se ai fare nuk ka konkuruar. Dhe tani në garë të fortë pritet të janë kandidaturat e profesoreshes Eda Vula si dhe ajo e Arben Hajrullahut. Ndërsa prof. Isak Shabani ishte kandidat edhe në konkursin e kaluar, por që nuk kishte marr votat e mjaftueshme nga Këshilli Drejtues.
Rektori aktual Qerim Qerimi ishte zgjedhur më 21.11.2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024.
Kriteret e konkursit ishin që kandidati nuk duhet të ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo listë zgjedhore në nivel qendror e lokal në tri vitet e fundit. Po ashtu si kriter është kërkuar që të ketë përvojë të dëshmuar akademike, të mos jetë i penalizuar nga Këshilli i Etikës, tri vite para se të shpallet konkursi, të ketë kërkime shkencore dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt; apo të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare