Në një postim në rrjetin social Facebook, Ardita Sinani, e cila shërben si këshilltare e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka ngritur akuza spiunazhi ndaj Kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, duke e akuzuar si “satelit të Beogradit”.
Sinani, e cila më parë ka ushtruar detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës, këto akuza i bëri derisa njoftoi për disa takime me bashkëveprimtarët politikë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisëm, Shaip Kamberin.
“Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit.” – tha ajo ndër të tjera.