5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kërkesa publike për njohje de-facto vlerësohet pozicion i ri për Kosovën

- Advertisement -

Kërkesa e propozime prej ndërkombëtarëve ndaj Kosovës kemi dëgjuar jo pak muajt e fundit. Por një që erdhi mbrëmë, dallon në përmbajtje.

Kësaj radhe kërkesa për themelimin e Asociacionit u barazua me kërkesën ndaj Serbisë që ta jetësojë njohjen de-facto të Kosovës.

Këtë kërkesë e bënë hiç më pak se liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë. E, pas tyre, të shtunën thirrje ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatim urgjent të obligimeve bëri edhe Departamenti amerikan i Shtetit.

Në këtë situatë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorajet Imeri sheh përparim të Kosovës, veçse ai thotë se Qeveria duhet të shkojë edhe më tej, duke kërkuar njohje të plotë.

“Tregon për një avancim të pozitës së Kosovës, në arenën ndërkombëtare. Duhet të kujtojmë që asociacioni ka pasur të themelohet që në 2023, në këmbim të pjesëmarrjes së serbëve në jetën politike institucionale, por asnjëherë nuk është përmendur që Serbia duhet ta njohë me patjetër pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Dorajet Imeri, Profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Për analistin politik, Dibran Hoxha, BE-ja po tenton të bëjë një shkëmbim mes asociacionit dhe njohjes de-facto, mirëpo sipas tij, kjo është sfiduese.

“Problemi këtu qëndron që në fakt ne edhe ashtu nuk po mundemi i zonë besë, pozicionit të Serbisë, dhe asaj që zotohet pasi menjëherë mbas takimit në Bruksel vetë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq u deklarua se nuk do ta njohë në asnjë formë Kosovën”, ka shtuar Dibran Hoxha Analist politik.

Megjithatë konsiderohet se së paku nga BE-ja, ka filluar një qasje relativisht më të barabartë për të dy shtetet.

“Bashkimi Evropian ka vendosur të shkojë në një hap më lartë sa i përket çështjes së problemit Kosovë-Serbi, sepse rrethanat gjeopolitike kanë shty drejt një nevoje për paqe më të përshpejtuar. Dhe ata kanë vendosur që Serbinë mos ta joshin si vazhdimisht si deri më tani, por ta ndryshojnë çasjen… Më në fund Kosova nuk po trajtohet si e shtypur, por relativisht qasja e tyre është më e barabartë”, ka shtuar Gurakuç Kuçi, Analist politik.

Shtetet kryesore të BE-së paraqitën të shtunën e kaluar në Prishtinë e Beograd një plan të ri “modern”, përfshirë draftin e Asociacionit, që ishte edhe pika kryesore e diskutimeve të Kurtit e Vuçiqit me liderët evropianë të enjten në Bruksel.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit