8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Këngëtari tallet për shkak të emrit: Jam artist, jo një variant Covidi

- Advertisement -

Omarion po bëhet viral por ndoshta jo në mënyrën që ai ka shpresuar. Që kur varianti Omicron u shfaq, këngëtari është përballur me tallje, duke e cilësuar si varianti Omarion. Kjo ka sjellë dhe reagimin e vetë artistit, i cili përmes disa videove që u bënë virale në TikTok, shprehet me humor se është një artist dhe jo një variant virusi.

“Ky është Omarion. Unë jam një artist – jo një variant. Kështu që ju lutem të jeni të vetëdijshëm se nëse rastësisht më hasni në rrugë, nuk keni pse të izoloheni për 5 ditë. Ndërsa është e rëndësishme të mos më prekni dhe të mbani distancën, sepse e dini se kështu duhet të jetë, nuk keni nevojë për një test negativ për të kërcyer muzikën time.”

Omarion, not Omicron.

Omarion ka lëshuar gjashtë albume si një artist solo, dy prej tyre, O dhe 21 , duke arritur në numrin 1 në Billboard 200. Së fundmi, ai u bashkua me yjet e tjerë të R&B, Bow Wow dhe Soulja Boy për këngën e vitit 2021, EX. /abcnews.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit