9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Alec Baldwin flet sërish për vrasjen në xhirime: Askush nuk e do të vërtetën më shumë se unë

- Advertisement -

Alec Baldwin ka reaguar sërish për ngjarjen tragjike gjatë xhirimeve të filmit Rust, ku vdiq kineastja Halyna Hutchins. Nëpërmjet një postimi në Instagram, aktori shprehet se kjo ishte situata më e keqe me të cilën është përballur ndonjëherë. Sa i përket akuzave drejtuar ndaj tij, aktori rrëfeu se “askush nuk e do të vërtetën më shumë se unë”.

“Unë nuk kam frikë ta them këtë se dikush vdiq shumë tragjikisht. Kam marrë shumë, dua të them shumë, vullnet të mirë nga njerëzit. Është thjesht e pabesueshme. Kjo ka qenë padyshim situata më e keqe me të cilën jam përfshirë ndonjëherë dhe kam shpresë që njerëzit që merren me hetimin e kësaj gjëje të arrijnë në të vërtetën sa më shpejt të jetë e mundur.”

Bonanza Creek Ranch në Santa Fe, NM, të shtunën, 23 tetor 2021

Autoritetet në Santa Fe, Nju Meksiko, kohët e fundit lëshuan një urdhër kërkimi për celularin e aktorit për të hetuar vdekjen e Hutchins. Baldwin ka këmbëngulur se ai nuk është fajtor për vdekjen e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit