22.1 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

PSG kërkon një lojtar për mesin e fushës, tentohet mesfushori i Realit

- Advertisement -

PSG po kërkon më ngulm një lojtar që t’i besojë mesit të fushës, dhe në këtë merkato, drejtuesit parisien kanë filluar nga puna për të gjetur opsionin e kërkuar nga trajneri Mouricio Pochettino.

Sipas asaj që raporton “El Nacional”, mesfushori i Real Madrid, Casemiro pëlqehet shumë nga PSG.

Lojtari brazilian ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2025, ndërsa është bërë pjesë e tyre në vitin 2015, ku ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në “Santiago Bernabeu”.

PSG po përgatit një ofertë tunduese për 29-vjeçarin që të mund ta transferojë atë në Paris dhe të vihet nën urdhrat e Pochettinos.

Opsione për mesfushën e PSG-së janë edhe Paul Pogba, Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit