Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj

- Advertisement -

Kënga më e popullarizuar në Kosovë e mbase edhe në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit.

Bëhet fjalë për verzionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe komponuar nga Naim Gjoshi.

Është ky i fundit, që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KP se ishte vet ai i cili e bëri kërkesën ta largoj këngën nga çdo kanal zyrtar.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar”, thuhet në konfirmim.

Më tej në një deklaratë me shkrim zyra ligjore theksoi se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, ata duhet t ë marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi.

“Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur”.

“Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen”, përfundoi zyra ligjore.

Të ngjashme

Të fundit