Gazetari Adriatik Kelmendi ka njoftuar se Klan Kosova sot do të publikojë një exit polle.
Ai ka bërë me dije se shumë njerëz të partive politike janë duke e thirru për t`i njoftuar me rezultatin.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se po e thërresin edhe ata që më herët i kanë sharë exit-pollët.
“Po ju tregoj veç një fakt: Qe mbi 20 vjet dikush rritet e dikush bjen në zgjedhje, por rezultatet – rezultatet gjithmonë i keni mësuar prej meje. :):) Kështu do t’ndodh edhe sonte! Edhe interesant, sa njeriu që është tallur me exit polle sot po më shkruan e po më thërret për rezultate, prej krejt partive. Edhe për ata, priteni orën 19:00 dhe e mësoni se si janë deklaruar qytetarët për exit poll dhe pak më vonë për rezultatet zyrtare të KQZ-së. Veç mos e ndërroni Klan Kosovën. 🙂 Ditë e bukur, sot! Votoni!”, ka shkruar Klemdni.






