Kçiqi mbështet PDK-në, Bekim Haxhiu bën thirrje për ndryshim më 7 qershor

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët e Kçiqit gjatë një takimi elektoral në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas Haxhiut, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj gjendjes ekonomike, sociale, institucionale dhe politike në vend, duke kërkuar ndryshim përmes votës. Ai theksoi se kriza aktuale mund të ndalet vetëm përmes angazhimit dhe pjesëmarrjes masive të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Në mesazhin e tij, Haxhiu falënderoi banorët e Kçiqit për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen, duke i ftuar ata që në zgjedhjet e 7 qershorit të votojnë për Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza.
Fushata e PDK-së po zhvillohet nën sloganin “Stop Krizës, Ndrysho Kosovën”.

Të ngjashme

Të fundit