“Ku janë Kurti, Osmani e Gërvalla si bartës të politikave të jashtme këto ditë? Përderisa Kosova flen në rrafshin ndërkombëtar , sepse nuk posedon kapital diplomatik, Serbia po e shfrytëzon këtë vakum diplomatik të Kosovës për të konsoliduar agjendën e saj rajonale e ndërkombëtare përmes aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtar. Përderisa Albin Kurti vazhdon ta ekspozojë vendin ndaj rreziqeve komplekse e shumëdrejtimëshe, kriza diplomatike e Kosovës nuk është thjeshtë vetëm izolim ndërkombëtar. Ky izolim paraqet edhe kërcënim ekzistencial për sigurinë dhe stabilitetin e saj afatgjatë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai ka përmendur marrëveshjen e fundit ekonomike mes Serbisë dhe Francës, ku përfshihet edhe blerja e 12 aeroplanëve luftarak RAFALE me vlerë 2.8 miliardë euro.
Sipas Kastratit, kjo marrëveshje është një tregues i qartë i vakumit diplomatik të Kosovës, i cili po shfrytëzohet nga Serbia për t’i forcuar pozitat e saj.
“Kurti ka prodhuar një polarizim të paparë shoqëror dhe ka izoluar thellë Kosovën, duke e rrezikuar seriozisht stabilitetin dhe sigurinë afatgjatë të vendit,” tha Kastrati, duke shtuar se ky izolim paraqet një kërcënim ekzistencial për vendin.
Ai bëri thirrje për largimin e Kurtit nga qeveria, duke theksuar se Kosova nuk mund të vazhdojë të luajë rolin e një lojtari të izoluar përballë zhvillimeve të mëdha ndërkombëtare