Anëtari i Kryesisë së partisë Guxo, njëherit kandidat për deputet në Vetëvendosje nga lista Guxo, Luan Gacaferi, ka lëshuar një deklaratë tipike të një aktivisti të përbetuar të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ai ka thënë rritja e numrit të fëmijëve të lindur për këta dhjetë muaj në Kosovë, ka ndodhur falë kryeministrit.
Duke harruar se janë dy prindër që vendosin të martohen e të krijojnë familje, Gacaferi krejt meritat për këtë rritje të numrit të foshnjave të lindura ia jep Kurtit.
“Albin Kurti përveç se po e bënë Kosovën me fabrika të armatimit, Kosovën po e bënë edhe me gati 23 mijë foshnje në 10 muaj”, ka shkruar ai në Facebook.