Kamberi: VV-ja synon ta formojë Qeverinë pa ndarë pushtet me partitë opozitare

- Advertisement -

Analisti politik Belgzim Kamberi ka deklaruar se, bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti synon që procesin e formimit të institucioneve ta nisë me konstituimin e Kuvendit, më pas me krijimin e Qeverisë dhe në fund me zgjedhjen e presidentit.

Kamberi, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se se Vetëvendosje nuk ka interes të ndajë pushtetin për formimin e Qeverisë, pasi sipas tij, numrat aktualë dhe pozita e opozitës, veçanërisht e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ia mundësojnë një komoditet të tillë.

Sipas tij, Vetëvendosje mund të tentojë të formojë Qeverinë vetëm me mbështetjen e komuniteteve joserbe, duke shmangur një marrëveshje me partitë opozitare.

“Po e shoh nga deklarimet e eksponentëve të Vetëvendosjes se metodologjia e procesit se si po e paramendon VV-ja për të themeluar institucionet është kjo se së pari do ta konstituojmë Kuvendin pastaj Qeverinë e në fund Presidentin. Natyrisht që VV-ja nuk dëshiron të ndajë pushtetin për Qeverinë pasi i ka numrat dhe veçanërisht pozitën që ka sot opozita e veçanërisht LDK-ja dhe kjo i jep fuqinë që të bëjë Qeverinë vetëm më minoritetet jo pakicë përjashto serbët dhe të mos ndajë pushtet me askënd. Po duket se jemi më afër dhjetorit të 2025-ës që do të tentohet kjo që thash edhe pse këtu është vështirë me kuptu se si Kurti është duke analizuar situatën pasi duke parë gjendjen në Lidhjen Demokratike të Kosovës se a do të ndajë një lloj pushteti me LDK-në apo të luaj zgjedhjet e reja ku faktikisht do të shihet një dobësim edhe më të madh të LDK-së dhe opozitës në përgjithësi”, u shpreh Kamberi.

Të ngjashme

Të fundit