Sir Geoffrey Nice, i cili për një kohë shërbeu edhe si këshilltar i Qeverisë së Kosovës përgjatë procesit të themelimit të Dhomave të Specializuara, ka sjell dëshmi për veprimet unilaterale të BE-së në draftimin e statutit fillestar.
Ai ka bërë me dije se statuti i Gjykatës Speciale i është imponuar Kosovës.
Në një shkrim të botuar në fletushkën online te konferencës “Urat e Kujtimit”, ai ka tregua disa detaje.
“Si pjesë e ekipit negociues të Kosovës, kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë se Statuti i Dhomave të Specializuara nuk ishte, në asnjë kuptim domethënës, rezultat i një marrëveshjeje me Kosovën. Sapo negociatorët evropianë u përballën me kundërshtime thelbësore nga pala kosovare ndaj draft-statutit, diskutimet praktikisht u ndërprenë. Ajo që pasoi, sipas përvojës sime, ishte imponimi politik i një statuti të hartuar paraprakisht, i formësuar ekskluzivisht nga aktorët e BE-së dhe SHBA-së.”, është shprehur ai.
Ai ka vlerësuar se Kosova e pagoi këtë çmim që iu imponua.
“Kosova nuk pati zë real në miratimin e tij, megjithatë ishte Kosova ajo që pagoi çmimin e këtyre veprimeve të imponuara, pa asnjë siguri se proceset do të sjellin përfundimisht drejtësi apo do të krijojnë bazë për pajtim.”, ka thënë ai.






