Kreu i Odës Amerikane: Banalitet diskutimi si t’i përgjigjemi ShBA-së, duhet një “PO” e fuqishme

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane në tryezën e organizuar për gazin e lëngshëm amerikan, ​ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosgatishmëri që kjo çështje me rëndësi të debatohet, duke pasur parasysh interesimin e vazhdueshëm publik.

Kryetari i Odës, Arian Zeka, në një deklarim për Klan Kosovën e quajti banal diskutimin që po bëhet nëse Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht apo negativisht Amerikës lidhur me gazin amerikan.

Zeka ishte i qartë se vetëm një “PO” e fuqishme do të duhej të ishte në këtë rast, përderisa po flitet për një nga prioritetet e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike të fuqisë botërore, ShBA – ku përfshihet edhe Kosova.

“Goxha është e paqartë dhe banale që ndodhë një diskutim i tillë, nëse Kosova duhet t’i thotë PO ose JO Shteteve të Bashkuara të Amerikës, meqenëse gazi i lëngshëm natyror  është njëri prej prioriteteve në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të SHBA-së, përfshirë Kosovën, përgjigja do të duhej të ishte Po, Po e qartë, Po e fuqishme – edhe prandaj po them është banalitet qe ne e bëjmë këtë diskutim 27 vite pas çlirimit, çlirim i arritur falë rolit krucial që kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ai tha se të gjitha palët duhet të marrin pjesë në këtë debat, të shtjerren argumentet edhe të diskutohet çështja në një aspekt afatgjatë.

“Fatkeqësia është që nuk po kemi një debat të mirëfilltë me përfaqësuesit e Qeverisë, që të njëjtit të jenë këtu, në tryezë dhe t’i shtjerrim argumentet që kemi, meqë po flasim për një çështje të rëndësisë strategjike, që prek zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, nuk duhet të jetë një çështje që duhet të trajtohet vetëm nga këndvështrimi i aktualitetit, por duhet të trajtohet në një aspekt më afatgjatë, edhe si ndikon te gjeneratat e reja edhe te zhvillimi industrial dhe ekonomik i Kosovës, e natyrisht edhe integrimi euroatlantik, atje ku ne synojmë të bëhemi anëtarë”.

Të ngjashme

Të fundit