Kaluan ilegalisht kufrin, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin ilegalisht me veturën e tyre.

Rasti është evidentuar mbrëmjen e së martës në zonën e Urës së Gurit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur një makinë e vjetër për shtypjen e rërës, e cila është konfiskuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, malli i konfiskuar është dërguar në terminalin doganor për procedurat e mëtejshme.

Të ngjashme

Të fundit