Procesi zgjedhor, me theks të veçantë votat e diasporës në Ambasada dhe Konsullata, ishin një nga temat që u diskutua sonte në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Analisti politik, Vehbi Kajtazi, tha se ndryshimi kaq i madh i votave, është e kompremetuar.
Sipas tij, t’ia lësh votat Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci, është sikur t’ia lësh paratë.
Kajtazi theksoi se Berishaj “i vjedh ato, i merr”.
“Si me ia lënë votat, si me ia lënë thesin me para. Tash, çfarë sigurie ka? Çfarë sigurie kanë votat, kur ato i prekë Martin Berishaj”, tha ai në Klan Kosova.