Arian Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se Hashim Thaçi është presidenti që i duhet Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i tij ka marrë mbështetje politike edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Tahiri ka thënë se menjëherë pas përfundimit të procesit gjyqësor më 16 shtator, Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit, duke e cilësuar këtë si një korrigjim të vonuar të asaj që ai e konsideron padrejtësi të zgjatur.

“Kosova po e pret Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka shtuar se me 16 shtator duhet të nisë një kapitull i ri për Kosovën, duke e përshkruar atë si fillimin e “numërimit përpara” për vendin.
“Numërimi së prapthi filloi sot.

Pas 16 shtatorit, ata duhet të lirohen dhe të fillojë numërimi përpara i Kosovës, në mënyrë që gjithçka të vihet në rrugën e mbarë”, ka deklaruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Deklarimi im i djeshëm, si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, se Hashim Thaçi është Presidenti që i duhet Kosovës, sot mori mbështetje të rëndësishme politike edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Menjëherë pas përfundimit të procesit më 16 shtator, Presidenti Thaçi duhet të rikthehet në Zyrën e Presidentit. Ky do të ishte një korrigjim i vonuar i kësaj padrejtësie të zgjatur.

Kosova po e pret Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli, bacën Jakup, Rexhën dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Numërimi së prapthi filloi sot. Pas 16 shtatorit, ata duhet të lirohen dhe të fillojë numërimi përpara i Kosovës, në mënyrë që gjithçka të vihet në rrugën e mbarë.

Të ngjashme

Të fundit