28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kadrijaj: VV’ja po kalkulon si t’i ruajë votuesit me mashtrime, ashtu siç edhe kanë ardhë në pushtet

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë aktuale, duke theksuar se kjo Qeveri është pa parime dhe pa vizion e pa transparencë.

“Kjo është një Qeveri pa parime, pa vizion, pa transparenc, qeveri që është sjell me arrogancën e numrave, dhe që ka bërë populizëm”, u shpreh ajo.

Krahas kësaj, Kadrijaj ka thënë se Qeveria Kurti ende nuk e ka kuptuar se janë në pushtet dhe kanë përgjithësi dhe objektiva shtetrore, dhe jo objektiva partiake.

“Ende nuk e kuptojnë që janë parti në pushtet dhe kanë përgjegjësi dhe objektiva shtetërore dhe jo objektiva partiake, këta ende i kalkulojnë se si t’i ruajnë votusit e vet me mashtrime sepse me mashtime kanë ardh pushtet”, tha Kadriaj.

“Me ardhjen e tyre në pushtet kanë thënë që do të ketë njohje të reja e anëtarsime të reja, që rruga për në BE do të jetë e afërt, që në NATO do të jemi shumë shpejt, por kjo ende nuk ka ndodhur, jemi vend i sanksionuar, rruga për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian është e stopuar”, shtoi ajo.

Kadrijaj thotë se kjo Qeveri e ka pranuar që do ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, madje sipas saj, kjo u konfirmuar edhe me letrën e fundit të krerëve të shtetit.

“Kjo Qeveri ka pranuar marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, e kanë konfirmuar me letrën e nënshkruar nga krerët e shtetit, do të thotë se e kanë pranuar njëjtë si dhuruan tokat e Manastirit të Deçanit”, tha Kadrijaj.

Krahas kësaj ajo kritikon ashpër Ministren për Punë të Jashtme, Donika Gervalla.

“Pas letrës së dërguar nga krerët e shtetit, e mori guximin edhe Gërvalla të shkruaj një letër me ia dërgu vendeve anëtarë të BE-së për anëtarësim në KiE. Kjo shkaktoi përplase mes presidentes dhe kryeministrit. Asnjë rezultat, asnjë presprektivë evropiane, veç ngecje me rrugën e anëtarësimit ndërkombëtar”, përfundon Kadrijaj/ GazetaBlic/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit