28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Anulohet tenderi për stadiumin e Gjilanit

- Advertisement -

Tenderi për renovimin e Stadiumit të Gjilanit është anuluar duke bërë që të shtyhen edhe për një kohë, punimet në shtëpinë e futbollit të gjilanasve.

Mediumi lokal ‘Radio Star’ në Gjilan ka publikuar vendimin për pezullimin e aktivitetit të prokurimit për rinovimin e stadiumit të Gjilanit, vendim ky i cili mban nënshkrimin e Kujtim Bajramit, zyrtarit përgjegjës të Prokurimit.

Mediat vendore raportuan se si kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni vendosi që ta shpërblejë me tender për “renovimin e stadiumit të Gjilanit” grupin e operatorëve ekonomik që dhanë ofertën më të shtrenjtë, 14 milionë e 997 euro. Deri tek nënshkrimi i këtij tenderi dyshohet se janë kryer një sërë shkeljesh. Duke filluar nga menaxheri i zyrës së prokurimit i cili mundësoi nënshkrimin e këtij tenderi e deri të pronarët e kompanive të përzgjedhura.

“Demiri Gartenbau”, “Avag Group SH.P.K”, “El-Bau Sh.P.K”, “Bujar Shabani B.I” “Kosova Asfalt” dhe “Teuta-M”, janë grupi i operatorëve ekonomik që dhanë ofertën më të shtrenjtë për renovimin e stadiumit të Gjilanit, ndërkohë që në garë ishin edhe dy grupe tjera me oferta më të lira.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit