11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kadrijaj: S’ka qenë nevoja të na ftojë Kurti në takim, është një qeveri e dështuar

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj në një konferencë për media duke komentuar letrën që ministrja Gërvalla ka drejtuar në KiE ka thënë se kjo qeveri e ka pranuar Asocacionin. Kadrijaj ka shtuar se kjo qeveri ka organizuar marrëveshjen dhe është zotuar se do e implementojë në tërësi.

“Kjo qeveri më nuk po na befason me këto deklarata. Nuk mundet me qenë një letër e ministres zotuese më e fuqishme se sa një letër që e ka bërë kryeparlamentari, presidentja dhe kryeministri të cilët janë zotuar se do e zbatojnë marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit ku përfshihet edhe Zajednica ose Asociacioni. Ndërsa tash një letër tjetër nga ministrja nuk po mund ta kuptojë a do e dërgojnë apo jo është çështje ditësh mirëpo është një e vërtetë e vërteta se kjo qeveri e ka pranuar Asocacioni e ka organizuar në plotëni marrëveshjen dhe është zotuar se do e implementojë në tërësi. Ndërsa të gjitha këto ekzibicione që po i bën dhe me veprime populiste janë për hir të elektoratit dhe masës që e ka votuar. Të gjitha këto veprime po i shkaktojnë dëm Kosovës këta po sillen ndonjëherë si opozitë ndërsa se dinë që janë lidershpi i vendit dhe kanë përgjegjësi për vendin dhe Kosovën”, ka thënë deputetja Kadrijaj .

Ajo ka thënë po ashtu se s’ka qenë nevoja të na ftojë të takim Kurti.

Kemi kërkuar më herët që ta kemi një koncension për çështje nacionale ndërsa Kurti se ka bë atë dhe tash kur sharra i ka has në gozhdë kërkon njëfarë konsensusi dhe i fton liderët e partive politike për të diskutuar për agjendë legjislative. S’ka qenë nevoja të merret Kurti ka mund kryetari i parlamentit dhe grupet parlamentare të diskutojmë, megjithatë nëse ka qenë në pyetje agjenda legjislative AAK është zotuar dhe kemi premtuar votën për të gjitha marrëveshjet ndërkombëtarë dhe Kurti s’ka qenë nevoja të na ftoje në takim. Kurti është një qeveri e dështuar, kemi kërkuar të dorëhiqet dhe jo të ndodh shkarkimi ose shpërbërjen e Kuvendit, nuk do e votojmë shpërbërjen e Kuvendit do ta votojmë nëse sillet në Kuvend dorëheqja e Kurtit”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit