Deputetja e rizgjedhur e Aleancës Time Kadrijaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj, është figura më e përshtatshme për postin e presidentit të vendit.
Në një lidhje direkte në emisionin “Politiko”, Kadrijaj tha se, ndonëse Aleanca e konsideron Haradinajn kandidatin më të duhur për këtë post, kjo nuk përbën kusht në negociatat politike.
“Personi ma i duhur për momentin kishte qenë figura e Ramush Haradinajt. Megjithatë, kjo s’varet prej neve, nuk e kemi këtë kusht”, deklaroi Kadrijaj.






