Kadrijaj: Albin tuci nuk e di ku është fshehur

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë.

Ajo ka drejtuar akuza ndaj Kurtit për shpenzime publike, importet nga Serbia dhe presionin ndaj opozitës.

Në adresimin e saj gjatë protestës para Qeverisë, ajo ka thënë Kurti është frikacak.

“Albin Duci, nuk e di ku është fshehur, ai po mundohet me funksionuar me këto luftën hibride edhe me këtë ushtrinë paramilitare me Lulegjela, dhe nuk e din se duke dashur me denigruar secilin person, secilin individ, secilin pushtetar që nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje, me këto fake adresa po mundohet që t’i frikësojë deputetët, po mundohet që t’i frikësojë opozitën që mos me folur. Jo Albin, nuk t’frikësohem”, ka thënë ajo, duke e vazhduar kritiken ndaj lideri të VV-së.

“Ata që janë aq trima le të dalin me adresa të sakta, me adresa të vërteta edhe të përballen me realitetin. Nuk e din se teknologjia ka avancuar edhe një ditë të gjithë do t’i gjejmë dhe i keni parë ata që janë gjetur se si kanë çuar para prokurorisë, para gjyqësisë. Këta janë Lëvizja Vetëvendosje, këta janë shkelësit kronikë të Kushtetutës. 25 miliardë, 25 miliardë pa asnjë investim kapital. Dhe çka është më e keqja, shihe këtë së fundi, ka blerë barna prej Serbisë, sepse s’ka pasur asnjë kompani tjetër farmaceutike edhe ata të shkretët, ushtria hibride e Albin Kurtit, po dhe ti mori ke me i marrë ato barna, edhe familja jote, edhe motra, edhe nëna jote, domethënë po marrim barna prej Serbisë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit