2.9 C
New York
Saturday, March 7, 2026

Buy now

Kadrijaj: AAK nuk ndryshon qëndrim për çështjen e Kryeparlamentarit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe nesër pritet të ketë qëndrimin e njëjetë në seancën plenare ku votohet për herë të nëntë për të konstituuar Kuvendin.

Kështu konfirmoi deputetja e këtij subjekti politik, Time Kadrijaj.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrim” tha shkurt Kadrijaj për “Gazeta Blic”.

Dy ditë më parë, dështoi për herë të tetë, që Albulena Haxhiu si propozim i LVV-së të zgjidhet kryeparlamenatre.

Haxhiu arriti të marr veç 54 vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, (PDK) ku i fton në takim konsultatit për të biseduar për çështjen e kryeparlamentarit dhe zhbllokimin e institucioneve

Të ngjashme

Të fundit