Kabashi i LDK-së: Kurti nuk e ka seriozisht çështjen e Presidentit, as qeverisjen e Kosovës

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Festim Kabashi, ka folur për çështjen e Presidentit të vendit.

Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk e ka seriozisht këtë çështje, e siç u shpreh, madje as qeverisjen e Kosovës.

“Nuk ia vlen më të vazhdohet tutje me këtë maltretim, jo vetëm për ne si parti politike, por edhe për qytetarët e vendit. Duhet t’ua themi troç të vërtetën, kjo është e vërteta, z.Kurti nuk e ka seriozisht çështjen e Presidentit, madje as qeverisjen e Kosovës”.

“LDK-ja ka qenë konstruktive, konsistente në qëndrimet e saj, ka shprehur gatishmëri për një emër konsensual, ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike, për takime të njëpasnjëshme”, tha ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit