8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradim e policëve

- Advertisement -

Një nga kandidatët në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” ka treguar për Dukagjinin për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë testit me shkrim.

Zyrtari policor në kushte anonimiteti ka treguar se gjatë testimit ka pasur kopjim masiv dhe se kandidatët janë lejuar të dalin nga salla “kinse për të shkruar në tualet”.

E këto lëvizje sipas tij, mund të vërtetohen nga kamerat, që mund të jenë në korridoret jashtë amfiteatrit të universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti” , ku është mbajtur testimi.

“Unë vet kam qenë pjesë e këtij testi ku edhe kam kaluar, mirëpo ka pas shume parregullsi ku së pari është mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren në amfiteatër. Ku mundësia për kopjim ka qenë shume e madhe ku dhe ka pas kopjim shume të madh, gjithashtu kandidatët janë lejuar që të dalin nga salla e testit me arsyen kinse për të shkuar në tualet. Besoj qe ka kamera në korridore ku mund të shihen edhe lëvizjet e shumtë të policëve! Testi ka qenë me 4-Maj në ora 10:30”, ka thënë zyrtari policor për Dukagjinin.

E, Dukagjini për këtë proces ka raportuar ekskluzivisht se në gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Në lidhje me këtë rast nga Policia e Kosovës, kanë thënë se janë të “hapur për çfarëdo rishikimi apo hetimi”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit