Juventusi poston video: Zhegrova “magjeps” me aftësitë e tij

- Advertisement -

Juventus ka publikuar një video ku shihet një prekje dhe kontroll i jashtëzakonshëm i topit nga Edon Zhegrova, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e tifozëve në rrjetet sociale.

Në përshkrimin e videos, klubi italian ka shkruar: “Ke ngjitës në këpucë, Edon?”, duke e komplimentuar në mënyrë kreative aftësinë teknike të futbollistit kosovar.

Pamjet tregojnë një moment të veçantë kontrolli topi, ku Zhegrova demonstron teknikë të lartë dhe qetësi me topin në këmbë.

Reagimet e tifozëve kanë qenë të shumta, me shumë prej tyre që kanë vlerësuar aftësitë individuale të sulmuesit, i cili njihet për driblimet dhe kreativitetin e tij në fazën ofensive.

Të ngjashme

Të fundit