Baton Haxhiu: Albin Kurti në takime ka përdorur metafora se i duhet një president që nuk di të hipë në avion dhe takohet me zjarrfikësit

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin “Pressing” të Televizioni T7 se Albin Kurti nuk po flet më për qeverisje e Qeverinë, por për turpin dhe fajtorin.

Haxhiu tha se Kurti po e ndërton një narracion sikur të ishte “gjykatë morale”.

Ai shtoi se edhe në takim me Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani, Kurti u ka thënë se Kosovës i duhet një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me shoqatën e zjarrfikësve.

“Në shumicën e rasteve, Kurti nuk po flet as për qeverisje, as për Qeveri; ai po flet për turpin dhe fajtorin. Ai po ndërton një gjykatë morale në politikë dhe nuk po bën analizë politike. Në publik, debati është zhvendosur vetëm te çfarë është e vërtetë dhe kush është fajtor.”

“Ai thoshte se presidenti duhet të ishte i pranueshëm dhe të propozohej nga opozita, dhe asnjëherë nuk e kërkonte një president që i përshtatej atij. Me pak fjalë, ai thotë se nevojitet një president që të takohet me zjarrfikësit. Ai ka folur edhe me Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun për një president që nuk di të hipë në avion dhe të takohet me zjarrfikësit”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Të ngjashme

Të fundit