Juventusi me ofertë për Lewandowskin

- Advertisement -

Robert Lewandowski mbetet synimi kryesor i skuadrës së Juventusit për ta përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.

Bëhet e ditur se Juventusi tashmë ka kontaktuar me sulmuesin polak, të cilin dëshiron ta transferojë me çdo kusht në afatin kalimtar të verës.

Lewandowski në verë mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Barcelonën, ndërsa Juventusi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare 37-vjeçarit.

Juventusi i ka ofruar kontratë njëvjeçare me pagë vjetore prej 6 milionë eurosh plus bonuse për ta bindur Lewandowskin, i cili këtë sezon ka shënuar 17 gola në të gjitha garat.

Krahas Juventusit, interesim për Lewandowskin ka shfaqur edhe skuadra tjetër nga Serie A, Milani.

Të ngjashme

Të fundit