26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Juventusi i kërkon Jorge Mendesit ndihmë për transferimin e parë të vitit 2025

- Advertisement -

Juventus  po mendon për ta përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes dhe qysh tani kanë një objektiv madhor.

Zonja e Vjetër nga Torino ka në listën e dëshirave mbrojtësin e djathtë të Lille, Tiago Santos, i cili po shkëlqen me paraqitjet e tij në Ligue 1.

22-vjeçari vitin e kaluar i është bashkuar Lille nga Estoril Praia për 6,5 milionë euro dhe vlera e tij tanimë është pesë fishuar.

Anësori portugez njihet për mbrojtje të mirë dhe dalje të shpejta në sulm, derisa në 51 ndeshje deri më tani te Lille ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

 

Interesi i Juventusit për Santos nxitet edhe nga marrëdhënia e tyre me agjentin Jorge Mendes, me të cilin klubi tashmë ka mbyllur marrëveshje të mëdha në të kaluarën.

Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e Juventusit kanë kërkuar ndihmë nga Jorge Mendes që t’ia lehtësojë transferimin e mbrojtësit të djathtë në Allianz Stadium.

Tiago Santos vlerësohet lartë te Lille, derisa ai mund të largohet nga klubi francez për 30 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit