Juventus ka triumfuar bindshëm në shtëpi ndaj PSV-së, derisa Aston Villa mposhti Young Boys, në kuadër të xhiros hapëse për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” arkëtoi pikët e plota me një fitore 3:1, duke dominuar në të gjitha aspektet.
Kenan Yildiz me një eurogol e la të shtangur portierin mysafir për ta kaluar Juven në epërsi (21’).
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Weston McKennie u gjend në vendin e duhur për ta dyfishuar epërsinë (27’).
Ndërsa, fitoren e vulosi Nico Gonzalez me një gol të bukur pas një kundërsulmi të shpejtë (52’).
E tëra që bëri PSV-ja ishte goli i nderit përmes Saibari, që mori një top shumë të gjatë nga Bakayoko (90+3’).
Në anën tjetër, edhe Aston Villa e ka shijuar fitoren në rikthimin në Ligën e Kampionëve pas plot 42 viteve, duke mposhtur bindshëm 0:3 në udhëtim Young Boysin.
Youri Tielmans kaloi mysafirët në epërsi me një goditje precize pas asistimit të John McGinn (27’).
Vetëm 11 minuta më vonë, Jacob Ramsey shënoi nga afërsia për ta dyfishuar epërsinë (38’).
Villa pastaj shënoi edhe me Ollie Watkins, mirëpo goli u anulua për pozitë jashtë loje (43’).
Villa shënoi edhe një tjetër gol pas bashkëpunimit të shkëlqyer mes Duran e Ramsey, megjithatë prapë ndërhyri VAR-i për ta anuluar – këtë herë pas një prekje të topit me dorë në krijimin e aksionit.
Fitoren e Villas e vulosi mesfushori Amadou Onana pasi mori një asistim të bukur nga Tielemans (86’).