Juela Nikolli surprizon me pamjen e re, ndryshon stilin e flokëve

- Advertisement -

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Juela Nikolli, ka befasuar ndjekësit me një ndryshim në pamjen e saj.

Këngëtarja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe projektet e saj muzikore, ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve.

Ndonëse publiku është mësuar ta shohë me flokë të gjatë, këtë herë Juela ka zgjedhur t’i shkurtojë ato, duke sjellë një pamje më ndryshe nga ajo me të cilën është identifikuar deri tani.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku ka prezantuar stilin e ri, ndërsa reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta.

“E bukur si dielli”, i ka shkruar një ndjekëse, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Larg syri i keq o dritë”.

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP”, Juela i është rikthyer edhe më fuqishëm muzikës, duke publikuar disa projekte të reja.

Në një intervistë të mëhershme për emisionin “Live From Tirana”, ajo kishte paralajmëruar gjithashtu një bashkëpunim muzikor me një artist të njohur, por pa zbuluar identitetin e tij.

“Sigurisht, ka diçka. Do të vijë shpejt një bashkëpunim, shpresoj tani në qershor. Është një artist goxha i njohur”, kishte deklaruar këngëtarja.

Të ngjashme

Të fundit