28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Jose Mourinho dhe Vedat Muriqi në sezonin e ri pritet të jenë në të njëjtin ekip

- Advertisement -

Aziz Yildirim thotë se i ka ofruar stolin e Fenerbahce-s për Jose Mourinho.

Yildirim është në garë për zgjedhjet presidenciale të Fenerit dhe thotë se nëse ai fiton, atëherë do të punësohet ish-trajneri i Real Madridit, Romas dhe Chelseat.

Ai tha për “Fanatik”:

“Fenerbahçe duhet të konkurrojë me trajnerë të mëdhenj dhe skuadra të mëdha. Një luftë që duhet të jetë brenda dhe jashtë vendit. Një klub si ky duhet të jetë lider në Turqi dhe të ketë sukses në Europë, të paktën të luajë një finale.

“Le të punojmë për këtë, javën e kaluar takova Mourinhon për 2 orë dhe në fund i thashë se Fenerbahce ka nevojë për të ashtu siç atij i duhet Fenerbahçes.

“Ai e mirëpriti propozimin, negociatat janë duke u zhvilluar dhe nëse zgjidhem president i Fenerbahçes, do ta emëroj Mourinhon si trajner sepse nuk dua që fëmijët të jenë më të trishtuar.

“Duhet një operacion i madh, ne do të rekrutojmë lojtarë në përputhje me dëshirat e tij. Ai e pa ndeshjen kundër Konyaspor dhe ishte gjithashtu i lumtur”.

Fenerbahce është raportuar se pritet ta trasferoj Vedat Muriqin gjatë afatit kalimtar veror, si zëvendësim për Edin Dzekon, i cili pritet të transferohet në Arabinë Saudite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit