Javë e begatshme në Gjinekologji, vijnë në jetë 136 foshnje

- Advertisement -
Gjatë javës së fundit, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar gjithsej 136 lindje.

Sipas njoftimit për media, nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 77 kanë përfunduar me lindje spontane (natyrale), ndërsa 59 me lindje operative me prerje cezariane (S/C). Në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithashtu 4 lindje gemellare (binjakë) dhe 1 lindje trigemellare (trejakë).

Sa i përket gjinisë së të porsalindurve, gjatë kësaj jave janë regjistruar 74 të porsalindur djem dhe 68 të porsalindur vajza.

Të ngjashme

Të fundit