Java e 13-të në Superligë vazhdon sot me dy përballje të forta

- Advertisement -

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Gjilanit dhe Malishevës.

Fillimisht, nga ora 13:00, Feronikeli 74 do të jetë nikoqir i Ballkanit. Skuadra nga Drenasi kërkon pikë të rëndësishme për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës, pasi aktualisht renditet në pozitën e shtatë me 12 pikë.

Në anën tjetër, Ballkani pozicionohet në vendin e katërt me 19 pikë dhe synon fitoren për t’iu afruar kreut të tabelës.

Në qendër të vëmendjes është derbi mes Gjilanit dhe Malishevës, që zhvillohet nga ora 16:00. Gjilanasit, që renditen në pozitën e pestë me 19 pikë, synojnë të shfrytëzojnë faktorin vendas për të marrë një rezultat pozitiv.

Por përballë do ta kenë Malishevën, e cila po kalon një sezon shumë të mirë dhe aktualisht mban vendin e dytë me 27 pikë, vetëm dy më pak se liderja Prishtina.

Malisheva do të kërkojë fitore për të vazhduar presionin ndaj kryesueses, ndërsa Gjilani synon të afrohet edhe më shumë me kreun e tabelës

Të ngjashme

Të fundit