Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi ka thënë se minatorët e bllokuar në horizontin e 11-të në Trepçë pas djegies së trafosë në Tunel të Parë, kanë filluar të dalin me vullnetin e dyte nga dalje emergjente.
Ai në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 ka thënë se dalja nga atje mundë të zgjasë deri në një orë e gjysmë apo më shumë.
“Një pjesë e minatorëve kanë filluar me dalë në këmbë nga dalja emergjente. Minatorët si profesionist që janë përmes daljes së dytë me vullnetin e tyre kanë filluar të dalin nga miniera që zgjatë në një kohë 1 orë e gjysmë ose më gjatë”, ka thënë ai.
Januzi ka thënë se pasojë e mjeteve të stërvejtëruara po ndodhin shpesh raste të tilla, që sipas tij më së shumti nga këto raste po pësojnë minatorët.





