Në mbledhje nga ZRRE kanë treguar se për sa euro do të shtrenjtohen saktësisht këto fatura.

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kWh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 40 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kWh do të ketë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kWh rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kWh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 cent”, u  tha nga ZRRE.

Këto tarifa me çmime të rritur do të hyjnë në fuqi së zbatuari nga data 1 prill. Kësisoj ato do të jenë të vlefshme deri më 32 mars të vitit 2024.

Si arsye për shtrenjtimin e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji-elektrike dhe kostot e larta të importit.

Në votim askush nga bordi nuk ka kundërshtuar apo abstenuar