Edhe pse Përparim Rama sonte mund të jetë i dëshpëruar për eliminimin e Anglisë nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kjo nuk e ka ndalur që ti vazhdojë punimet në Prishtinë.
Para pak minutave përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama ka njoftuar për fillimin e punimeve në rrugën ‘’Afrim Zhitia’’.
Ai ka falënderuar kolegët e tij nga Drejtoria e Investimeve Kapitale për punën e tyre.






