Isufi: Ambicia e Kurtit për t’i kontrolluar të gjitha institucionet po e dëmton Kosovën

- Advertisement -

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka kritikuar qasjen e qeverisë dhe të kryeministrit në detyrë Albin Kurti ndaj proceseve politike dhe institucioneve në vend.

Isufi ka deklaruar se Kosova po përballet me një realitet të dëmshëm politik, duke theksuar se pas luftës nuk ka ndodhur asnjëherë që të vonohet formimi i institucioneve dhe të mungojë dakordimi politik për çështje të rëndësishme shtetërore.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë ndryshim të kësaj situate në mënyrë që vendi të ketë institucione funksionale, përgjegjësi politike dhe zhvillim ekonomik.

Ai ka shtuar se tendenca për t’i kontrolluar të gjitha institucionet kryesore është e rrezikshme dhe sipas tij, ka ndikuar edhe në izolimin e vendit.

“Qytetarët e Kosovës nëse duan që vendi të ketë institucione, të ketë qeveri, të ketë përgjegjësi e zhvillim ekonomik duhet ta ndrrojë këtë realitet të dëmshëm për Kosovën, sepse nuk ka ndodh asnjëherë prej pas luftës që mos të formohen qeveritë, të mos zgjidhet president, të mos ketë një dakordim apo koalicion mes partive politike që e ndajnë përgjegjësitë, tendenca për të pasur të gjitha  institucionet kryesore është tendecë për me dëmtua shtetin dhe për me izolua ashtu siç ka ndodhë. Kurti nuk ka as demokraci të brendshme partiake, se le mo me të tjerët”, ka deklaruar Isufi në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Në deklaratën e tij, Isufi ka kritikuar edhe mungesën e demokracisë së brendshme në Lëvizja Vetëvendosje.

Duke folur për raportet me Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ai tha se mos-ftesa e AAK-së në takimet për çështjen e presidentit ka ardhur për shkak të qëndrimit opozitar që kjo parti ka mbajtur ndaj qeverisë.

“Injorimi ndaj AAK-së për ta ftuar në takim për çështjen e presidentit ka ndodhë për shkak se prej fillimi AAK ka mbajtur një pozicion të vërtet opozitar dhe ka tregu se kjo qeveri nuk është e gatshme të formojë institucionet, megjithatë 6 numra kanë qenë në Kuvend të cilët kanë mundur që t’i duhen bashkë me partitë tjera, por nuk ka pasur gatishmëri për shkak se Aleanca ka mbajtur një qëndrim të vertetë opozitar pa kalkulime të ngushta politike në interes të Kosovës”, theksoi ai ndër të tjera.

Të ngjashme

Të fundit