10.2 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Istogu përshëndetet me humbje nga Superliga

- Advertisement -

Skuadra e Istogut të enjten e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në elitën e basketbollit kosovar për këtë edicion.

Ekipi që debutoi këtë edicion në Superligë, edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë pasi përfundoi i fundit në tabelë me vetëm një fitore karshi 27-të humbjeve.

Në duelin e xhiros së 28-të, të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Istogu pësoi nga Proton Cable Prizreni me shifrat 108:99.

Me këtë fitore, Prizren e konfirmoi vendin e parafundit në stinorin e rregullt dhe ndeshjet e play-outit për të qenë pjesë e Superligës edhe edicionin e ardhshëm. Në play-out, Prizreni do të përballet me ekipin New Basket, i cili humbi në serinë finale të play-offit përball Borës që tashmë është anëtare e Superligës për edicionin 2024/25.

Isiah Kelly dhe Ty Cockfield ishin më të merituarit për këtë fitore të Prizrenit ndaj Istogut por që nuk pati ndonjë vlerë. Kelly ndeshjen e përfundoi me 29 pikë, ndërsa Cockfield shtoi 28 sosh.

Tek Istogu edhe këtë herë u veçua Arian Azemi me 41 pikë, 9 kërcime e 7 asistime.

Prizreni stinorin e rregullt e përfundoi me 36 pikë, ndërsa Istogu tuboi 29 pikë dhe aventura në Superligë i zgjati vetëm një edicion.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit