14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Ismaili për dizajnin e fanellave të Shqipërisë: Më takon merita për frymëzimin e futbollistëve

- Advertisement -

Fisnik Ismaili, dizajneri i fanellës të Shqipërisë ka bërë një postim të veçantë në rrjetin social “Facebook”.

Ai ka thënë se ndër arritjet e tij të jetës është dizajnimi i fanellës së kombëtares shqiptare, të cilën e kishte ideuar më 2023, në vitin e 50-të të lindjes së tij.

Gjithashtu, sipas tij, kjo situatë u bë më e madhe për të, kur mori vesh se ajo fanellë e dizajnuar nga ai do të prezantohet për herë të parë në “ Wembley” – Londër, qytet ku është bërë dizajner.

“Gjatë pa dalë shorti, edhe më e madhe për mue u bë kur e kuptova se fanellat me dizajnin nga @karrota.wtf për herë të parë dalin në Wembley, në qytetin ku jam ba dizajner, e dikur edhe në mes të Beogradit, për inat. Kur të kualifikohemi në Botëror, më takon një trohë merite për kontributin me i frymëzue djemtë e Kombëtares”, shkruan ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit