-3.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Ish-zëvendësi i Bedri Hamzës: Është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që ai të bëhet kryeministër

- Advertisement -

Mustafë Grainca, ish-zëvendësi i Bedri Hamzës sa ishte ministër i Financave, thotë se është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që ky personalitet i përkryer dhe tashmë i dëshmuar të marrë mbi vete përgjegjësinë qeverisëse, duke qenë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Grainca përmes një shkrimi në Facebook thur lavde për Hamzën, ku edhe i jep mbështetjen e parezervë në kandidaturën e tij për kryeministër të vendit.

“Bedri Hamza, Kryeministër! Kisha fatin që për mbi dy vite të shërbeja në pozitën e zëvendësministrit të Financave, z. Bedri Hamza (2017-2019). Ajo që më la përshtypje të veçantë ishte fakti se kisha mundësinë të kuptoja nga afër dhe të bëhesha pjesë e konceptit të tij menaxherial, si dhe vizionit të tij brilant, të dëshmuar pothuajse në të gjitha çështjet që ishin dhe mbeten determinuese dhe komponentë kyç për zhvillimin e gjithanshëm të shtetit tonë”, thotë Grainca.

Sipas Graincës, vizioni i Hamzës qeverisës tejkalonte kufizimet institucionale të pozitës së ministrit.

“Prandaj, është domosdoshmëri për të ardhmen tonë që ky personalitet i përkryer dhe tashmë i dëshmuar të marrë mbi vete përgjegjësinë qeverisëse, duke qenë kryeministër i Republikës së Kosovës”.

Grainca e konsideron vendim vigjilent nominimin e Hamzës për atë pozitë.

“Partia Demokratike e Kosovës dhe struktura e saj udhëheqëse, si gjithmonë, edhe kësaj here u treguan vigjilente në momentin e nominimit të z. Hamza për pozitën e kryeministrit. Pra, vota për Partinë Demokratike të Kosovës është njëkohësisht dhënia e mundësisë që z. Hamza të udhëheqë qeverinë e Republikës sonë. Kosova jonë kërkon një dinamizëm të theksuar në sferën e zhvillimit të gjithanshëm, një dinamizëm që tashmë po mungon, pasojat e të cilit i ndiejmë çdo ditë. Koha nuk pret!”, shkruan më tej ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit