Ish-ylli i Arsenalit, Andrey Arshavin, i ka dalë në mbështetje të Lionel Messit në garën për Topin e Artë 2026.
Ish-mesfushori rus mendon se argjentinasi e meriton çmimin pas paraqitjeve të tij me Argjentinën dhe Inter Miamin.
Messi e udhëhoqi Argjentinën deri në finalen e Botërorit, ku i shënoi tetë gola, ndërsa me Inter Miamin e fitoi titullin e MLS-së.
“Më duket se këtë vit nuk ka një favorit të qartë për Topin e Artë. Por unë do t’ia jepja Messit. Ai e pati një Botëror të shkëlqyer dhe e çoi Argjentinën pothuajse i vetëm deri në finale”, deklaroi Arshavin.
Rusit i bën përshtypje edhe vazhdimësia e Messit në moshën 39-vjeçare.
“Fatkeqësisht, nuk arriti ta çonte ekipin deri te titulli, por gjithsesi luajti në mënyrë fantastike si me kombëtaren, ashtu edhe me Inter Miamin. Ai gjithashtu e udhëhoqi klubin drejt titullit të parë në historinë e tij”, shtoi Arshavin.
Messi është nominuar për herë të 17-të për Topin e Artë dhe synon ta fitojë për herë të nëntë. Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet më 26 tetor në Londër.






