8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Ish-presidenti finlandez rekomandon një shërbim sekret të BE-së

- Advertisement -

Ish-presidenti finlandez, Sauli Niinisto, po përgatitet t’i rekomandojë Komisionit të Ursula von der Leyen krijimin e një qendre për mbledhjen e informacionit të inteligjencës, që mund të përbëjë embrionin e një shërbimi sekret evropian.

Kjo me qëllim adresimi i kërcënimeve nga aktorët e huaj dhe reagimi më efektiv ndaj spiunazhit në BE.

Lajmi për idenë e Niinistos u dha nga mediumi i njohur, Bloomberg, transmeton albanianpost.

Niinisto u ngarkua nga von der Leyen për të hartuar një raport mbi përgatitjen, gatishmërinë dhe mjetet e mbrojtjes së BE-së, pas luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Shërbimi i ri i inteligjencës do të mbledhë në mënyrë të pavarur informacionin mbi kërcënimet nga përtej kufijve të BE-së, në vend që të mbështetet në ndarjen nga shtetet anëtare.

Niinisto pritet të propozojë zgjerimin e mandatit të Qendrës së Inteligjencës dhe Situatës së BE-së, duke përfshirë përdorimin e delegacioneve të BE-së në mbarë botën, për të paralajmëruar për rreziqet.

Raporti duhet gjithashtu të rekomandojë forcimin e mbrojtjes kundër spiunazhit duke harmonizuar kuadrin ligjor.

Propozimet e Niinisto rrezikojnë të shihen si një provokim nga shtetet anëtare, të cilët gjithmonë kanë kundërshtuar forcimin e fuqive të BE-së mbi inteligjencën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit