Ish-ministri Mehaj publikon një fotografi me Mbretin e ndjerë Harald: Kam shërbyer 20 vjet nën komandën tënde…

- Advertisement -

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e mbretit Harald të Norvegjisë.

Mehaj, ka thënë se Norvegjia ka humbur një udhëheqës të urtë, të respektuar dhe të përkushtuar ndaj popullit dhe vendit.

‘’ Për mua kjo humbje ka edhe një dimension të veçantë personal. Kam shërbyer për më shumë se 20 vite nën komandën tënde, me nder, krenari dhe respekt të thellë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald të Norvegjisë.

Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Mbretërore, popullit norvegjez dhe mbarë Norvegjisë për këtë humbje të madhe.

Norvegjia është një aleate e çmuar, një vend shembull dhe një mike e dëshmuar e popullit shqiptar. Me ndarjen nga jeta të Mbretit Harald, Norvegjia humbi një udhëheqës të urtë, të respektuar dhe të përkushtuar ndaj popullit dhe vendit.

Për mua kjo humbje ka edhe një dimension të veçantë personal. Kam shërbyer për më shumë se 20 vite nën komandën tënde, me nder, krenari dhe respekt të thellë.

Në këto momente dhimbjeje, mendimet dhe respekti im janë me Familjen Mbretërore dhe mbarë popullin norvegjez.

U prehsh në paqe, Madhëria Juaj, Mbreti Harald. 🇳🇴

Ngushëllime të përzemërta

Të ngjashme

Të fundit