22.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Ish-ministri i Financave: Përgjatë tri viteve nuk është realizuar asnjë projekt me vlerë mbi 1 milion euro

- Advertisement -

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se gjatë tri viteve të mandatit të Qeverisë nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, nuk është realizuar asnjë projekt me vlerën e 1 milion eurove.

Shatri thotë se nuk është realizuar asnjë projekt që lënë gjurmë në jetën normale të qytetarëve ose në zhvillimin ekonomik.

“Nuk e di a ka ndonjë qytetar në Kosovë që e ka parë që është realizuar një vepër, një investim që mbahet mend ose që lenë gjurmë në jetën normale ose në zhvillimin ekonomik. Asnjë projekt i madh, po them mbi 1 milion nuk e di që është realizuar brenda këtyre tri viteve. Absolutisht asnjë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Duke folur për miratimin e buxhetit, Shatri thotë se deklarimi se kanë shtuar fondin e buxhetit për komunat 82 milionë euro është mashtrim. Sipas tij, kjo është vetëm korrigjim i fondit të pagave.

“Deklarimi se kanë shtuar fondin e buxhetit për komunat 82 milionë është mashtrim, është vetëm korrigjim i fondit të pagave. Në buxhetin e vitit 2024 e kanë korrigjuar, atë korrigjim po e konsiderojnë si shtesë të buxhetit, e cila në fund të vitit nuk do të jetë fare. Ajo është paga që kanë me marr muaj për muaj të punësuarit në nivelin komunal në administratë, shëndetësi dhe arsim. Po shpresoj që ka qenë gabim. Në qoftë se ka qenë gabim dhe ka kaluar brenda kësaj periudhe të këtij viti, këta detyrohen tash me i përcjellë këto mjete në nivelin lokal prej nivelit qendror, pra zbriten këto”, tha ai.

Ai thotë se rritja në buxhetin e Kosovës është vetëm 12 milionë, dhe atë 6 milionë për investime kapitale në komuna.

“Ajo që nuk është e ndershme është me shitë se ka pasur rritje. Rritja është vetëm 12 milionë dhe atë 6 milionë për investime kapitale për komuna, dhe të tjerat janë për shpenzime që me i pagua shërbimet komunale dhe për mallra të shërbimeve që janë burime vetanake të komunave. Rritja e pastër është 6 milionë për investime kapitale që e kanë bërë më shumë se këtë vit”, deklaroi ish-ministri i Financave.

Ndërkohë, për vitin 2024, 370 milionë euro janë  ndarë për sektorit e sigurisë duke përfshirë këtu Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë, Shatri thotë se këto dy ministri deri në fund të shatorit nuk i kanë shpenzuar as 30 për qind të mjeteve.

“Manipulimi me numra është shumë lehtë i mundshëm dhe për një pjesë të opinionit që e ka vështirë me kuptu. Por, në fakt nuk është ashtu. Rritjet janë mjete të bartura të paralizuara në vitet paraprake edhe në këtë vit, edhe në dy vitet paraprake dhe pasqyrohen prapë në buxhetin e vitit 2024. I bie që këto janë para që ministritë i kanë pasur. Këto dy ministri pra ajo e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme deri në fund të shtatorit nuk i kanë shpenzuar as 30 për qind të mjeteve dhe më vonë ato mjete barten nëse veç nuk janë shpenzuar dhe pasqyrohen në buxhet të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas diskutimeve mbi 11 orë e kritikash ndërmjet pozitës dhe opozitës, me shumicë votash kanë miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2024. Buxheti u miratua me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit