Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit, siç bën të ditur zyra për media e kryeministrit, Prattipati e ka uruar Kurtin për formimin e Qeverisë dhe mandatin e ri.
“Ndërsa, ai e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës.
Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si dhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik”, thuhet në njoftim.






