Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, dhe delegacionin e tij.
Sipas njoftimit të PDK-së, në takim është diskutuar për aktualitetin politik në Kosovë, integrimin euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
Çitaku ka kërkuar mbështetje dhe vëmendje të shtuar nga Gjermania ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.






